 Kinematografia amerikane jo rallë herë është bërë pjesë e përcuesit të imazhit negative të disa popujve në sytë e publikut amerikan dhe më gjërë. Natyrisht se as shqiptarët nuk mund ti shpëtojnë një realiteti të tillë. Krahas filmave hollivudianë si "Taken”, " Inside Man”, " How I met your mother’s boyfriend” etj edhe episodi CSI New York iu bashkangjit kësaj liste me episodin e mbrëmshëm transmetuar ne CBS2.
Në qendër të këtij episodi është puna që bëjnë pjestarët e njësisë speciale të departamentit të policisë së New York-ut për të zbadhur vrasjen misterioze të dy instruktorëve të zhytjeve në thellësi. Pas hetimesh intensive të dhënat shpien në dy të dyshuar kryesorë, dy të rinj shqiptarë nga Shqipëria që pasi ishin paisur me viza studentore në ambasadën amerikane në Tiranë kishin ardhur ne
New York duke mos vazhduar shkollën. Gjatë përpjekjeve për të marrë kontakt me të dyshuarit agjentët e NYPD gjenden përballë një realieti tjetër, banesa në të cilën jetonin dy shqiptarët ishte një laborator bombash. Gjatë hetimit të del se vrasja e dy instruktorëve ishte dëm kolateral në përpjekjet e dy shqiptarëve për të vendosur bombë në një nga pistat e helikopterëve në pjesën jugore të Manhattan, aty ku do ulej helikopteri i të dërguarit special të OKB-së që po merrej me hetimin e burimeve financiare në mbështetje të grupeve ekstremiste në Irak. Ajo që bie në sy është përgjigja që njëri prej udhëheqësve të grupit hetues interesimit të një dedektivi se ku qëndron lidhja mes shqiptarëve dhe grupeve në Irak: " Lidhja e tyre qëndron në faktin se ushtria clirimtare shqiptare është mbështetëse e grupeve terroriste në Irak”. Packa se një episod i tillë mund të justifikohet me ngjarje dhe persona imagjinarë në vetvete ai përbën një sulm ndaj një populli liridashës dhe mbi të gjitha përben një sulm ndaj një pjese të krenarisë së kombit, ushtarëve të lirisë. Agjencia "Lajmifundit” u bën thirrje autoriteteve tona përfaqësuese në SHBA të mbrojnë dhe të dënojnë sulme të tilla. Përsa kohë cënohet identiteti ynë duke u paraqitur si kriminelë apo edhe më keq si mbështetës të terrorismit në sytë e pafajshëm të audiencës botërore të këtyre filmave shqiptarët perceptohen si grupim nga i cili duhet të ruhesh. Një gjë e tillë është krejtësisht e gabuar prandaj na takon të gjithëve, duke filluar nga ata që paguhen për ta bërë, të mbrojmë vlerat tona si komb. |