Sa fituan këngëtarët që kënduan natën e ndërrimit te viteve.
Ketë
temë e kishte "Prive” në Klan Kosova dhe sipas tyre ishte Sinan
Vllasaliu qe ishte me i paguari me 15000 euro për 4 orë këndim në
"Golden” Prishtinë, pas ti vjen Labi me 12 000 euro po në të njëjtin
restorant, Adelina Ismaili me 10 000 ne diasporë, Xeni me 8 000 etj. Këto
janë shifra marramendëse që përfiton estrada shqiptare nëpër ngjarjet
dhe organizime të tilla për shënimin e festave dhe ahengjet e mbrëmjet e
organizuar nëpër restorantet dhe diskotekat jashtë vendit, transmeton
Ina. Por Sabri Fejzullahu ka nje hall. Edhe pse viti 2011 e përcjelli me shumë fat dhe sukses përsëri nuk
arriti të vetëkënaqet me fitimet që pati në angazhimet e tij muzikore.
Kjo për faktin siç thotë edhe vet Sabriu kushtet ekonomike kanë ndikuar
që të bie puna e këngëtarëve tanë kudo që kanë performuar qoftë brenda
apo edhe jashtë vendit. "Edhe pse identifikohem si këngëtarë që
fitoj shumë, përsëri them se kjo nuk është e vërtetë sepse duke u nisur
nga shpenzimet mund të them se fitimet nuk janë as sa gjysma. Fillimisht
e menaxhoj vet punën time, nuk kam asnjë që përkujdeset dhe më ndihmon
në këtë profesion. "Paguaj kompozitorin, tekstshkruesin, paguaj
videoklipin me çmime mjaftë të larta, ndërsa për të realizuar një album
duhet një investim i madh. Kur ke parasysh që albumin nuk ta blen
askush, sepse menjherë futen në internet dhe aty mund t’i gjesh të
gjitha, atëherë edhe produksioni nuk ta paguan. Të shitet një CD 70 cent
është gjynah i madh, andaj me këtë ballafaqohen këngëtarët tanë. "Nuk jam këngëtar italian, amerikan, por jam këngëtar i Kosovës që dy vjet shtet”, ka thënë ai për "Zërin”. Ndërrimin
e moteve Sabriu si gjithnjë e priti me artdashësit e tij në diasporë,
ku thotë se arriti të kalojë një mbrëmje të mrekullueshme. "Natën
e parë të vitit të ri e kam kaluar me adhuruesit e mi në diasporë
respektivisht në Hagen të Gjermanisë. Ndërsa natën e dytë e kam kaluar
me më të dashurit e mi në ambientin familjar”, thotë ai. Sabriu uron që në vitin 2012 të ketë sa më shumë fat dhe suksese në karrierë |