Njëri nga figurat më të mëdha që ka dhënë sporti shqiptar në arenën
ndërkombëtare, boksieri Luan Krasniqi sot ka shpallur largimin e tij nga
boksi profesionist.
"Të dashur miq, viti 2011 po përfundon dhe mua më ofron mundësinë, që të gjithëve t`ju falënderoj përzemërsisht. Unë, nga sporti i boksit profesionist do të tërhiqem dhe të gjithë juve u
jam mirënjohës për mbështetjen tejet të madhe të cilën e kam patur nga
tifozët e mi, gjatë gjithë kohës së angazhimit tim si boksier.
Në rrugëtimin tim sportiv, ju më keni dhënë kuraje dhe se simpatinë tuaj
e ndiej edhe sot, përmes letrave të shumta, të cilat më arrijnë çdo
ditë. Ndaj, për këtë sport të dashur për ne, do të punoj në vazhdimësi.
Përvojën time do ta vë në shërbim të këshillimit dhe mbështetjes së
talenteve të rinj. Natyrisht që si ekspert i këtij sporti, po ashtu,
përmes ekraneve ... Lexo më shumë »
Luan Krasniqi nuk e ka ndërmend të pensionohet. Boksieri kosovar ka paralajmëruar rikthimin në ring, pas dy vjetësh pauzë. Ai ndihet i motivuar dhe dëshiron ta sprovojë veten edhe një herë, në shkurt të vitit 2011.
Për shumëkënd, karriera e Luan Krasniqit në boks ka marrë fund. Por kështu nuk mendon boksieri kosovar me pasaportë gjermane, i cili po planifikon t’i rikthehet ringut, pas dy vjetësh pauzë.
Boksieri i lindur në Junik i ka thënë tabloidit gjerman, Bild se po përgatitet që t’i kryqëzojë dorëzat sërish, pasi ndien se ende mund t’i japë këtij sporti, edhe pse aktualisht ka mbushur plot 39 vjet."Kam fituar fuqi të çmendur dhe energji. Dëshiroj të provoj përsëri”, ka thënë boksieri me pasaportë gjermane.
Këshilltari i tij, avokati i njohur, Christoph Schickhardt, e ka konfirmuar la... Lexo më shumë »
Të gjitha skuadrat e futbollit synojnë të jenë të popullarizuara në
mesin e tifozëve. Por, jo të gjitha e arrijnë këtë. Disa klube nuk
pëlqehen nga tifozët, edhe pse drejtuesit e atyre klubeve investojnë
shumë për të fituar trofe dhe për të rritur numrin e tifozëve.
Ketu bejne pjese klubet me te medha ne Europe,per me shume shikoni me poshte.Pikërisht
investimet e mëdha, shpesh të pakontrolluara, krijojnë antipati për
disa klube. Ka raste kur antipatia krijohet edhe kur një klub dominon
një kohë të gjatë në ligën ku paraqitet.
Klubet fillojnë të urrehen edhe
për shkak të drejtuesve të papërshtatshëm. Pesë klubet më antipatike në
futbollin evropian momentalisht janë: 5. Paris Saint Germaini. Për shkak të blerjes së futbollistëve të gabuar qyteti i Parisit në
shumë raste është detyruar të heqë dorë nga klubi i tij, Paris Saint
Germa... Lexo më shumë »
Lorik Cana është transferuar te klubi turk Galatasaray, me të cilin ka arritur një marrëveshje 4 vjeçare. Mesfushori kosovar do të përfitojë 2 milionë euro në vit dhe 7500 euro për çdo ndeshje.
Reprezentuesi shqiptar thotë se ky vendim nuk ishte i lehtë, ndërsa arsyeja kryesore për t’u transferuar në ekipin nga Stambolli ishte dëshira për të qenë më afër familjes.Gjiganti turk, Galatasaray e transferoi mesfushorin kosovar të Sunderlandit, Lorik Cana. Këtë e ka konfirmuar klubi nga Stambolli përmes ueb sajtit zyrtar të tij.
"Galatasaray ka arritur një marrëveshje 4 vjeçare me mesfushorin e Sunderlandit, Lorik Cana”, thuhej në ueb sajtin zyrtar të Galatasarayit."Për futbollistin profesionist Lorik Cana, klubit të Sunderlandit do t’i paguhen 4.5 milionë euro. Ndërsa Cana do të përfitojë 2 milionë euro në vit dhe 7... Lexo më shumë »
Luan Krasniqi mendon se ka për t’i dhënë ende boksit. Boksieri kosovar planifikon t’i rikthehet ringut në vjeshtë, pas dy vjetësh pauze. Pas një viti, 39 vjeçari planifikon të pensionohet përfundimisht nga boksi profesionist.
Ai ka rrëfyer edhe për takimin emocionues dhe të paharrueshëm me legjendën e boksit, Muhammad Ali.Luan Krasniqi nuk është dorëzuar ende. Ai është ende i uritur për të fituar. Boksieri kosovar thotë se nuk është i mbaruar.
Përkundrazi, mendon se ka ende për t’i dhënë boksit dhe se ende është njëri prej boksierëve më të mirë në botë për peshat e rënda.Meçi i tij i fundit ishte gati dy vjet më parë, përkatësisht në nëntorin e vitit 2008, kur humbi nga ukrainasi Alexander Dimitrenko. 39 vjeçari planifikonte t’i rikthehej ringut në fund të vitit të kaluar, por një lë... Lexo më shumë »
Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Albert Bunjaku do të jenë ‘ambasadorë’ të Kosovës në botërorin‘Afrika e Jugut 2010’. Treshja kosovare do t’i mbrojë ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës, derisa synim kryesor i tyre është ta kalojnë fazën e grupeve.
Ndonëse përfaqësuesja e Kosovës nuk është pjesëmarrëse e Kampionatit botëror, megjithatë shteti më i ri në botë ka tre ‘ambasadorë’ të vet që do ta përfaqësojnë në ‘Afrikën e Jugut 2010’.
Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Albert Bunjaku, të tre këta futbollistë me prejardhje nga Kosova, do të jenë pjesëmarrës në Kampionatin botëror, në të cilin eveniment do t’i mbrojnë ngjyrat e reprezentacionit të Zvicrës.Valon Behrami-Ende pa e publikuar listën përfundimtare me futbollistët që do t’i mbrojnë ngjyrat e Zvicrës në këtë Botëror, selektori i helveti... Lexo më shumë »
Aventura e Lorik Canes te Sanderlendi mund te perfundoje vetem pas nje sezoni. Kjo, per shkak se mesfushori shqiptar ka shanse te medha qe gjate merkatos se veres te transferohet te nje prej klubeve me te medha ne Angli: Arsenali.
Paraqitjet e shkelqyera te 27-vjeçarit me "macet e zeza” gjate sezonit qe sapo perfundoi, kane bere qe trajneri Arsen Venger te interesohet serish per sherbimet e tij. Aktivizimi ne "Stadiumin e Drites” ishte nje prove te cilen Cana e kaloi me sukses dhe tashme ai ka shansin te luaje per nje nga "big four” ne Premiership.
"Gjate kesaj vere ka shume mundesi qe te transferohem tek Arsenali”, deklaroi zv.kapiteni i perfaqesueses kuqezi. "Se fundmi, drejtuesit e ‘topçinjve’ kane shfaqur serish interes per mua. Duhet te presim oferten konkre... Lexo më shumë »
Futbollisti shqiptar i Sunderlandit, Lorik Cana, nuk e ka përjashtuar mundësinë që pas dy vitesh t’i bashkohet Arsenalit.Cana, pasi përfundoi sezonin e tij të parë në Premierligën angleze, është kthyer në vendlindje për pushime.
Ai sot ka qenë mysafir i Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) ku ka debatuar me studentët e këtij universiteti."Pas një apo dy vitesh mund të kalojë në njërin prej katër ekipeve më të mëdha angleze. Me trajnerin e Arsenalit, Wenger, veç jam në kontakte. Po meqenëse është fillimi i karrierës sime në Angli, kam nevojë të fitojë edhe pak eksperiencë”, tha Cana.
Ai ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u bërë pjesë e delegacionit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në përpjekjet e saj për anëtarësim në FIFA e UEFA.Kapiteni i Sunderlandit, Lorik Cana, ka thënë para studentëve të këtij universiteti ... Lexo më shumë »
Nuk do të jetë në Botëror as si tifoz, por kjo nuk e ka penguar Lorik Canën të analizojë skuadrat në Kupën e Botës 2010. Duke folur dje për mediat angleze, mesfushori i kombëtares shqiptare nuk e sheh Spanjën si favoriten kryesore, ndërsa thotë se Franca mund të jetë surpriza dhe Anglia do të shkojë deri në katërshe.
Duke qenë një nga lojtarët kryesorë të kombëtares shqiptare, mesfushorit të Sandërlendit i vjen jo pak keq që s'do të marrë pjesë në këtë turne."Do ti shoh ndeshjet në televizion, - ka thënë ai. - Në vitin 2006 isha në Gjermani, por Afrika e Jugut është pak larg për të udhëtuar.
Është evenimenti më i madh i futbollit, por për mua do të jetë e vështirë që të luaj ndonjëherë. Megjithatë, asnjëherë nuk i dihet", shprehet mesfushori shqiptar. Cana pranon se do të bëjë tifozllëk pë... Lexo më shumë »
Luan Krasniqi po përgatitet për t’iu rikthyer ringut, pas një viti e gjysmë pauze. Boksieri kosovar ndihet në formë dhe mezi pret meçin e tij të radhës. Ai preferon një revansh me ukrainasin Dimitrenko, por nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të boksuar edhe me kampionin e botës në kategorinë WBC, ukrainasin Vitali Klitschko. 38-vjeçari dëshiron ta përfundojë karrierën me fitore.
Luan Krasniqi është duke u përgatitur për t’u rikthyer në ring, pas pauzës së gjatë. Boksieri kosovar me nënshtetësi gjermane po qëndron për pushime në Turqi me gruan dhe me vajzën, por kjo nuk do të thotë se ai nuk po mendon për sportin më të dashur të tij, boksin.
Nga momenti kur kishte humbur në Hamburg Universum nga ukrainasi Alexander Dimitrenko (27), në nëntor të vitit 2008, Krasniqi nuk i ka kryqëzuar dorëzat.... Lexo më shumë »
Barcelona është duke e kërkuar mesfushorin kosovar, 15 vjeçarin Kamer Qaka, i cili vlerësohet ndër futbollistët më të talentuar në Norvegji.Për shërbimet e tij janë të interesuara edhe skuadrat e tjera evropiane, ka shkruar gazeta "Dagbladet”. Këtë e ka konfirmuar edhe babai i futbollistit.
"Menaxherët e Barcelonës çdo ditë më thërrasin për të më pyetur që të dërgoj djalin në këtë klub. Ata përcjellin çdo ndeshje ku luan Kameri. Përveç Barçës, atë janë duke u interesuar edhe Hamburgu e Werder Bremen në Gjermani, Blackburn Rovers në Angli, Brondby në Danimarkë dhe klubet më të forta norvegjeze.
Në Blackburn e Brondby ka stërvitur më herët, ndërsa drejtuesit e këtyre dy klubeve menjëherë kanë bërë ofertë”, ka thënë Adem Qaka për gazetën norvegjeze.Shpresojme qe ky te jete shqipta... Lexo më shumë »
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është lojtar superior. Dyshja kanë qenë rivalë të ashpër me të dy që kanë fituar titullin e Lojtarit në të Mirë të Vitit në Evropë dhe Botë gjatë dy viteve të kaluara.
I pyetur nëse Messi tash është më i mirë në botë, Ronaldo ka thënë për ‘News of the World’: "Ndoshta po, pasi Barcelona është një ekip fantastik”."Messi ka luajtur në mënyrë fantastike këtë vit dhe vitin e kaluar. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm, por ekipi i tij i ka ndihmuar shumë sipas mendimit tim”.
"Nëse pyetni ‘Kush është ekipi më i mirë?’, ndoshta Barcelona, pasi ka fituar gjashtë titujt e fundit, ata kanë vazhduar atë formë në Ligën e Kampionëve dhe kjo është një arritje e madhe. Mendoj se ekipi është shumë... Lexo më shumë »
Këtë vit Formula 1 do të këtë si asnjëherë më parë që nga viti 1999, në garë për të fituar titullin katër kampionë. Sezoni që po pritet të fillojë është një nga sezonet që premton më shumë për sa i përket anës së spektaklit, por gjithashtu është edhe një rivalitet i ashpër ndërmjet pilotëve dhe skuderive.
Shtatë herë kampioni i këtij sporti, gjermani Mikael Shumaker, rikthehet pas tre vjetësh tërheqje nga Formula 1, këtë radhë rikthehet për të triumfuar me një tjetër makinë, jo me Ferrarin që arriti sukseset më të mëdha në karrierë, tani garon për Mercedes Gp dhe kërkon të shpallet kampin për të tetën herë.
Një tjetër kandidat për titullin kampion është edhe britaniku Luis Hamilton dhe Xhenson Baton për Meklaren, dy kampionë pilotë që kanë arritur që ta fitojnë t... Lexo më shumë »
Revista prestigjioze italiane "L’espresso”, në një analizë të detajuar lëshon alarmin se futbolli mund të zhduket. Sipas saj skuadrat evropiane janë të zhytura në borxhe dhe tashmë gjenden në buzë të greminës, gati për të rënë. Këto nuk janë skuadra të panjohura, por ekipet që kanë bërë historinë botërore të futbollit, përsa i përket në nivel klubesh.
Skuadrat evropiane janë të zhytura në borxhe dhe tashmë gjenden në buzë të greminës, gati për të rënë. Këto nuk janë skuadra të pa njohura, por ekipet që kanë bërë historinë botërore të futbollit, përsa i përket në nivel klubesh.
Rasti më i pastër është ai i skuadrës së djajve të kuq të Mançester Junajtid që ka një borxh relativisht të madh që kap vlerën e 800 milion eurove. Ndërsa përsa i përket skuadrave italiane, Interi dhe Mila... Lexo më shumë »
Luan Krasniqi mezi pret t’i rikthehet ringut. Boksieri kosovar e konsideron si të rëndësishëm dhe vendimtar meçin e dytë me Alexander Dimitrenkon. 38 vjeçari nga Juniku paralajmëron pensionimin, nëse dështon t’i hakmerret ukrainasit.
Luan Krasniqit nuk i kishte ndodhur kurrë në karrierë të pushojë aq gjatë. Boksieri kosovar me nënshtetësi gjermane ka bërë pauzë mjaft të gjatë: ai nuk ka boksuar që nga 15 nëntori i vitit 2008, kur ishte mposhtur nga Alexander Dimitrenko.
Pritej që ai t’i rikthehej ringut pikërisht një vit më vonë, më 28 nëntor 2009, në ditën e Festës së Flamurit, por ai u desh të hiqte dorë në momentet e fundit nga ri-meçi me Alexander Dimitrenkon për shkak të një lëndimi që kishte pësuar gjatë përgatitjeve. Tashmë janë bërë gati një vit e gjysmë që boksieri junikas nuk i ka... Lexo më shumë »
Michael Schumacher është rikthyer përfundimisht në Formula 1. Shtatë herë kampioni i botës do t’i rikthehet pistës në sezonin 2010 me ekipin gjerman Mercedes GP.
Të dyja palët kanë arritur marrëveshje njëvjeçare, kurse piloti gjerman do t’i përfitojë 7 milionë euro. 40 vjeçari thotë se pas tri vjetësh pauze, i është rikthyer e gjithë energjia dhe premton se do të jetë i suksesshëm.
Mungonte vetëm zyrtarizimi, e të mërkurën ka arritur edhe ai: pas 1239 ditësh pauze, Michael Schumacher, i cili do t’i mbushë 41 vjet me 3 janar, në sezonin 2010 do t’u rikthehet garave të Formula 1. Këtë nuk do të bëjë me Ferrarin, por me Mercedes, bashkë me bashkëkombësin Nico Rosberg.
Këtë lajm e kishte paralajmëruar tabloidi gjerman Bild të martën mbrëma, por tashmë është zyrtare. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1,... Lexo më shumë »
Luan Krasniqi planifikon që në shkurt ose mars të vitit të ardhshëm, t’i kryqëzojë dorëzat me Aleksander Dimitrenkon. Ai tha se nuk do të ngutet që t’i rikthehet ringut, pasi çdo humbje do të thotë fund i karrierës. Boksieri kosovar synon ta mposhtë ukrainasin dhe t’i mbaj gjallë shpresat për ta fituar titullin e kampionit botëror.
Pas anulimit të meçit ndaj Aleksander Dimitrenkos për shkak të një lëndimi, i cili ishte i paraparë që të zhvillohej më 28 nëntor, Luan Krasniqi ka ardhur për pushim në vendlindje.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Luan Krasniqi tregoi se rimeçi ndaj boksierit ukrainas pritet ta zhvillojë në muajin shkurt apo mars të vitit që po vjen. Ai shpreson që do ta mposhtë Dimitrenkon, në mënyrë që t’i hapet sërish rruga për ta realizuar ëndrrën e tij – për ta fituar titullin e kampionit botëror.
Lorik Cana dëshiron ta fusë veten në librin e historisë së klubit Sunderland. Ai synon që lojën e tij me zemër dhe shpirt luftarak ta ndjekin edhe futbollistët e tjerë të ekipit, në mënyrë që "Macet e Zeza” ta ndryshojnë mentalitetin dhe t’u rikthehen sukseseve
Lorik Cana planifikon që ta shkruajë një kapitull të ri në histori të Sunderland, pasi shpejt e bëri veten qendër të karakterit të klubit. Ambicie e tij gjatë kohës sa do të jetë në Sunderland është që ta fusë veten në librin e historisë së këtij klubi.
Cana nuk dëshiron gjë tjetër veçse të endet rreth kështjellave dhe shtëpive madhështore rreth verilindjes në kohën e tij të lirë tek Sunderland.
"Ju mund të mësoni gjithmonë nga e kaluara. Kjo është pse dëshiroj të lexoj për të kaluarën. Sunderland është një klub që ka fituar shum... Lexo më shumë »
Dueli ndërmjet Luan Krasniqit dhe Alexander Dimitrenkos, i cili ishte paraparë të zhvillohej më 28 nëntor, është anuluar pasi boksieri kosovar pësoi një lëndim të këmbës. Meçi është shtyrë deri në një datë tjetër, ndërsa 38 vjeçari është shumë i zhgënjyer.
Boksieri kosovar, Luan Krasniqi është zhgënjyer tej mase. Dueli, i paraparë të zhvillohet më 28 nëntor ndaj Alexander Dimitrenkos, është anuluar.
Shkak i anulimit të këtij rimeçi ka qenë një lëndim, të cilin boksieri kosovar e ka pësuar gjatë stërvitjeve të tij për duelin e 28 nëntorit. Mediet gjermane kanë njoftuar të premten se boksieri 38 vjeçar ka lënduar ligamentet e këmbës së tij të djathtë.
Si pasojë e këtij lëndimi, mediet e huaja raportojnë se Luan Krasniqi duhet t’i ndërpresë të gjitha aktivitet e tij sportive së paku për një javë. Mjekët i kanë thënë boksierit me prejardhje ... Lexo më shumë »
Vetëm tri muaj pas transferimit ne Angli, vlera e Lorik Canes është dyfishuar.
Paraqitjet e jashtëzakonshme te mesfushorit shqiptar te Sanderlendit kane bere qe kartoni i tij te kushtoje 10 milione euro. Gjate veres, “macet e zeza” paguan “vetëm” 5.8 milionë euro (5 milionë sterlina, me këmbimin e atëhershëm) për te afruar mesfushorin nga francezet e Olimpik Marsejes.
Por, kane mjaftuar vetem nente ndeshjet e para te Premierliges qe kuotat e 26-vjecarit te rriten ne menyre te dukshme dhe tashme te gjitha skuadrat qe kerkojne t’ia “rrembejne” lojtarin Sanderlendit duhet te paguajne nje shifer te konsiderueshme. Paraqitja me e mire deri ne keto momente per zv/kapitenin e Kombetares ka qene pady... Lexo më shumë »
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!