Targat tona, RKS! - 7 January 2010 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E martë, 2012-05-22, 2:55 PM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 4
Vizitor: 4
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.239

Main » 2010 » Janar » 7 » Targat tona, RKS!
12:09 PM
Targat tona, RKS!
Targat e Kosoves www.besniku.tkMinistria e Punëve të Brendshme ka përfunduar procesin e disenjimit të targave të Shtetit të Kosovës. Brenda vitit, inicialet "KS” zëvendësohen me "RKS”. Fillimisht me targat e reja do të pajisen misionet diplomatike. Numra të veçantë janë rezervuar për veturën e Ambasadorit amerikan në Prishtinë.
 
Ka përfunduar disenjimi i të gjitha llojeve të targave të reja për automjetet e veturave që janë të regjistruara në Kosovë.

Prodhimi i tyre do të nisë së shpejti dhe brenda tremujorit të parë të këtij viti do të fillojë faza e parë e shpërndarjes. Për dallim nga pasaportat, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) gjatë disenjimit të targave u është përmbajtur kritereve të sigurisë të përcaktuara nga Bashkimi Europian.

Ambasadat, Zyrat Ndërlidhëse dhe të gjitha misionet e tjera diplomatike e konsullore në Kosovë do të jenë të parat që Ministria e Punëve të Brendshme do t’i pajisë me targa të shtetit të ri.

Me këtë rast, edhe pse ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, me targa të vendit nikoqir do të duhet të pajisen edhe automjetet e Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë dhe ato të shteteve të tjera që janë të akredituara në Kosovë, ngase kështu kërkohet me Konventën e Vjenës.

Procesi i shpërndarjes së targave të reja, sipas Fisnik Rexhepit, Këshilltar Politik i Ministrit të Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, do të jetë i ndarë në tri faza, ndërsa çmimi i tyre do të jetë me ato aktualet.

"Fillimisht do të fillojmë me shpërndarjen e targave diplomatike. Ne besojmë se kjo do të ndodhë qysh në tremujorin e parë të këtij viti dhe në këtë periudhë do t’i pajisim me targa të gjitha automjetet e ambasadave dhe misioneve diplomatike të akredituara në vendin tonë. Me këtë rast, ne plotësojmë edhe njërin nga kriteret e Konventës së Vjenës”, tha ai.

Burime të Expressit brenda Ministrisë së Brendshme kanë konfirmuar se targat e para diplomatike që fillojnë me "01-CD-001” do t’i vendosen automjetit të Ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell. Ndërsa, targat me shkurtesën "CC” në mes janë ato që do t’i përdorin misionet konsullore të ambasadave të akredituara në Prishtinë.

Rexhepi tha se nuk mund të flasë për këto detaje, por ai nuk e mohoi që shpërndarja e targave diplomatike do të nisë me Ambasadën amerikane në Prishtinë.

"Kodet janë të ndara nga Ministria e Punëve të Jashtme. Neve tani na mbetet që vetëm aspektin teknik ta përfundojmë”.

Në fazën e dytë, me targa të reja do të pajisen veturat e institucioneve shtetërore.

"Ndërsa në fazën e tretë, presim t’i pajisim automjetet e të gjithë qytetarëve të Kosovës me targa të reja. Ende nuk kemi caktuar afat kohor për këtë, por besojmë se në pjesën e dytë të këtij viti edhe kjo fazë të fillojë”.

Rexhepi tha se me targa të reja të Republikës së Kosovës duhet dhe do të pajisen të gjitha automjetet, edhe ato të pjesëtarëve të komunitetit serb.

"Çdo automjet që dëshiron të udhëtojë në rrugët e Kosovës, do të duhet të ketë targa të lëshuara nga organet përgjegjëse të Kosovës. Ne jemi të vetëdijshëm se një numër i madh i pjesëtarëve të komunitetit serb, por edhe shqiptarët që lëvizin për në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, mund të kenë vështirësi praktike edhe për një kohë derisa Serbia nuk i njeh targat e Kosovës”.

Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) është duke pritur momentin e fillimit të prodhimit të targave të reja, që të fillojë konsultimet me misionet diplomatike të akredituara në Kosovë për t’i pajisur automjetet e tyre me targa të shtetit të ri.

Albana Beqiri, Zëdhënëse e MPJ’së, tha se kjo ministri në momentin që fillon prodhimi i targave diplomatike, do të kontaktojë të gjitha misionet diplomatike të akredituara në Kosovë dhe do të përfundojë punën e saj për këtë proces.

"Ne nga kontaktet e vazhdueshme që kemi me përfaqësuesit e ambasadave, kjo çështje ka dalë edhe nga ata si nevojë”, tha ajo për Express.
Kategoria: Lajme | Shikuar: 1234 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/3
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Sondazhi
Kush do ta fitoje Big Brother Albania 5 ?
Rezultatet· ]
                 Githësej votuan: 39

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [345]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free