 Shkruan: Daphne Barak -"Femrat më thonë gjatë gjithë kohës se i ngjaj shumë George Clooneyt”, më thoshte kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Kjo informatë doli pas një bisede disaorëshe ndërmjet meje dhe Thaçit në zyrën e tij në Prishtinë.
Temat për të cilat diskutuam ishin të ndryshme, duke filluar nga kohërat e tmerrshme që vuajti populli i tij nga serbët, e deri te sfidat e tashme financiare dhe beteja e tij e madhe për të siguruar që shteti i tij dyvjeçar të njihet nga pjesa më e madhe e shteteve anëtare të OKB-së. Sidoqoftë, s’di se si përfunduam duke folur për Hollywoodin.
Thaçi – duke bërë fotografi me librin tim "Saving Amy” – më pyeste për disa nga miqtë e mi në Hollywood dhe thashethemet dhe nëse do të mund të rekrutoja ndonjërin prej tyre për ta ndihmuar Kosovën. "E dini, një ditë kur po i përfundoja takimet e mia në selinë e OKB-së në New York, shkova në një restorant përskaj lumit. Papritmas – disa vajza m’u afruan dhe filluan të bërtasin: "Ja ku është George. Këtu është George Clooney…” U përpoqa t’u tregoja se nuk isha ai… por ato vazhdonin të bërtisnin: "George…”. Pastaj i shkoi buza në gaz. Për një moment, u duk Clooney. Me të dalë nga takimi, dukej sikur Kosova ndoshta edhe do të mund të kishte një përfundim të lumtur hollivudian. Keshtu thote njeri nder kshilltaret e Qeverise se Kosoves nga jashte!/www.besniku.tk/ |