Top 10 destinacionet turistike të 2010-s! - 23 May 2010 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E martë, 2012-05-22, 2:58 PM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 2
Vizitor: 2
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.240

Main » 2010 » Maj » 23 » Top 10 destinacionet turistike të 2010-s!
12:28 PM
Top 10 destinacionet turistike të 2010-s!
TOP vendet turistike! www.besniku.tkKa shumë vende që ofrojnë për turistët komoditet dhe argëtim, me çmime të favorshme. 2010-a do të jetë një vit i mbarë për të gjitha ato vende që do të zbatojnë projekte turistike. Më poshtë po rendisim 10 destinacionet që pritet të tërheqin më shumë vizitorë
 
Kolumbia
Është në vendin e parë të destinacioneve. E njohur si qendra e karteleve të kokainës të Amerikës së Jugut, tashmë ka ndryshuar. Kryeqyteti, Bogotá, ka shumë gjëra me të cilat tërheq vizitorët, nga kultura mikse tek aktivitetet dhe relaksi me çmime shumë ekonomike.
Janë hapur shumë hotele dhe restorante të reja me cilësi të lartë. Në këtë qytet mund të gjeni parqe, muze, vlera historike, dyqane, klube, plazhe që nuk duhen humbur.
India
Toka e shumë gjuhëve dhe e diversitetit kulturor. India njihet për historinë dhe kulturën e saj. Qytetet gumëzhijnë nga festivalet tradicionale dhe nga eventet kulturore. India do të jetë pritëse e Lojërave Botërore të Komonuelthit në tetor të këtij viti. Për të mirëpritur vizitorët, India do të rinovojë transportin, hotelet, restorantet. Qeveria ka menduar që gjuha bazë e komunikimit të çdo punonjësi të jetë anglishtja.
Zelanda e Re
Nuk do të mund të ndiheni inferiorë nga argëtimet e shumta që ofron ky vend. Si në verë ashtu edhe në dimër do të gjeni mundësinë për të bërë shumë sporte, si sërf, ngjitje, ski etj. Eko-turizmi dhe ai i aventurës ofron kushte luksoze, mundësi për të bërë pazar dhe jetë nate që të lë pa frymë.
Nepali
Përveç të qenit një vend me një kulturë të pasur, me faltore, tempuj, pallate, Nepali është një destinacion i hapur edhe për biznesin e turizmit. Pavarësisht se në vend ka pasiguri politike, rajoni Annapurna nuk duhet të mos vizitohet, po kështu edhe mali Everest për ngjitje. Turistët tërhiqen edhe nga liqeni Pokara, si dhe nga kafshët e mrekullueshme, si njëbrirëshi apo edhe tigri i Bengalit. Himalajet janë një nga tërheqjet më të mëdha të Nepalit.
Afrika e Jugut
Do të jetë epiqendra e turizmit për këtë vit, për shkak se vendi është pritës i Kupës Botërore të Futbollit. Cape Toën, qyteti më i bukur në Afrikën e Jugut, është "shtëpia” e shumë vizitorëve. Ofron komoditet të sigurt dhe mikpritës. Pas ndeshjes ju mund të vizitoni plazhet me rërën e bardhë të mrekullueshme. Qyteti Ubuntu, gjithashtu, do të ofrojë akomodim për tifozët.
Mozambiku
Pas njëzet dekadave me luftë civile, më në fund Mozambiku po bëhet pjesë e hartave turistike. Ky vend njihet për brezat detarë tropikalë dhe për arkipelagët. Është një vend i mrekullueshëm për kredhje në ujë dhe peshkim. Rëra e artë dhe ujërat e bruzta janë kthyer në një destinacion idilik për turistët. Duhet vetëm pak orë nga Nelspruit (qytet i Afrikës së Jugut) në kryeqytetin e Mozambikut, Maputo.
Suedia
Në kuptimin e vërtetë të fjalës, kryeqyteti i Suedisë, Stokholmi, mund të quhet si qyteti më eko-miqësor. Qyteti është i rrethuar nga 14 ishuj. Arkitektura e veçantë, gjelbërimi, mirëpritja dhe mirësjellja e bëjnë këtë qytet të admiruar nga vizitorët. Rrugët janë shumë të pastra, ndotja nga gazrat është 50% më e ulët se në çdo vend tjetër të Europës.
Kroacia
Është një nga shtetet europiane që po ndriçon gjithnjë e më shumë. Njihet për prodhimin e famshëm të verës dhe numrin e madh të hoteleve, restoranteve dhe plazheve të reja.
Njihet për Festivalin e Karnavaleve që zhvillohet në shkurt.
Turqia
Është një destinacion që ofron një sërë aktivitetesh. Një nga ngjarjet më kryesore është FIFA, që organizohet nga data 28 gusht deri më 12 shtator. Përpara kësaj ngjarjeje do të ketë shumë aktivitete si festivale, ngjarje tradicionale, galeri artistike etj.
Nuk duhet të harroni të vizitoni ishullin e Princit. Është shumë interesant, pasi do të udhëtoni me kalë ose do të ecni. Turqia ofron plazhe të mrekullueshme.
Dubai
Si mund të mos vizitoni "miss Burj Dubai” në Dubai. Kjo qendër është përuruar në fillimin e muajit janar. Është godina më e lartë në botë dhe është krenaria e Dubait. Një tjetër destinacion fantastik është edhe Abu Dhabi. Është qyteti më i shtrenjtë i Emirateve të Bashkuara. Ofron një sërë argëtimesh dhe mund të vizitoni pallatet mbretërore.
Kategoria: Lifestyle | Shikuar: 362 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/1
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Sondazhi
Kush do ta fitoje Big Brother Albania 5 ?
Rezultatet· ]
                 Githësej votuan: 39

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [345]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free