 Në faqen YouTube në internet u shfaq një incizim i disa objekteve të pazakonta, që fluturonin në hapësirën ajrore të Italisë.
Edhe pse ende nuk kemi asnjë pronocim profesional nga ekspertët e aktiviteteve paranormale, autori i incizimit është më se i bindur se bëhet fjalë për UFO, ose pjata fluturuese."Isha në dhomën time duke punuar në kompjuter, kur papritmas në qiell pash një grup fluturakesh që më ngjallën interes.Një herë mendova se ishin disa zogj, por së shpejti arrita të dalloj formën e veçantë rrethore të këtyre objekteve të paidentifikuara.
Ata lëviznin nga perëndimi, për në lindje dhe kur u ngritën më lartë se mjegullat, më humbën nga shikimi "- shprehet i emocionuar dëshmitari, i cili kishte pritur edhe për gjatë kohë, që UFO-t e mundshme të shfaqen përsëri për t’i xhiruar dhe në momentet kur donte ta ndërpriste xhirimin, u shfaqen edhe dy objekte të tilla nga veriu për në jug dhe një tjetër nga jugu, por të tre u zhdukën prapa reve.
Paraprakisht, edhe presidenti i klubit futbollistik Palermo, Maurizio Zamparini, theksoi se në arat e tij, që i posedon në Friuli, ka parë disa rrethe të pazakonta, duke theksuar se nuk e beson se ato rrethe janë vepër e njeriut.
|