Unikkatil vjen në Prishtinë!! - 13 February 2012 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E martë, 2012-05-22, 3:07 PM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 7
Vizitor: 7
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.240

Main » 2012 » Shkurt » 13 » Unikkatil vjen në Prishtinë!!
2:43 PM
Unikkatil vjen në Prishtinë!!

www.besniku.tk Unikkatil vjen në Prishtinë!!Rebel a.k.a Unikkatil, rap artisti i njohur dhe i adhuruar nga të gjithë të rinjtë shqiptarë, do të performojë në Prishtinë. Kompania Powow Entertainment bëri të ditur se do të organizojë një festival të muzikës,

ku do të performojë Unikkatil, ndërsa emrat tjerë që do të performojnë në këtë festival do të bëhen të ditur gjatë ditëve në vijim.Rap këngëtari i njohur shqiptar Viktor Palokaj, i njohur si Rebel a.k.a Unikkatil do të performojë në Prishtinë.

Lajmin e bëri të ditur kompania Powow Entertainment, e cila do ta sjellë në Prishtinë artistin shqiptar që jeton në SHBA.Kjo kompani, e krijuar gjatë vitit të kaluar, aktivitetin e parë që e organizoi ishte koncerti i The Game, që u mbajt në sallën ‘1 tetori’ e që i mblodhi mijëra adhurues të muzikës rap, të cilët u ndanë të kënaqur me organizimin dhe me performimin e këngëtarëve.

Rap këngëtarit shqiptar, Unikkatil, i cili e revolucionarizoi muzikën rap jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë hapësirat shqiptare, dhe i cili është mjaft i kërkuar nga adhuruesit e kësaj muzike, kompania Powow Entertainment ia kishte vënë syrin muaj më parë, por deri më tani nuk kishte arritur të bëjë ndonjë marrëveshje me të. Por, kërkesat e mëdha si nga kompania po ashtu edhe nga adhuruesit e Unikkatilit, si duket, ia kanë ‘thyer’ zemrën dhe ia kanë ndërruar mendjen atij.

Të dielën, në faqen e sa në Facebook, kompania Powow Entertainment deklaroi se ka kënaqësinë t’i njoftojë adhuruesit e muzikës rap se në Prishtinë do ta sjellë një rap këngëtar shumë të njohur e shumë të kërkuar.

"Ata që e përcollën koncertin e The Game në Prishtinë tashmë e kanë të qartë se kompania Powow Entertainment nuk i zhgënjen adhuruesit e muzikës. Kënaqësia jonë është më e madhe me faktin se ky artist që do të performojë në Prishtinë është shqiptar dhe emri i tij njihet nga të gjithë. Ai është Unikkatil”, thuhet në lajmërimin e kompanisë, i bërë në faqen zyrtare në Facebook. Sipas kësaj kompanie, Unikkatil është definitivisht artisti më i kërkuar shqiptar në botë.

"Vet fakti që ka refuzuar 15 oferta deri më tash tregon se sa i kërkuar është. Powow Entertainment si kompani që nuk i zhgënjen adhuruesit e muzikës, pas shumë përpjekjesh dhe negociatash, ka arritur që ta bindë rap këngëtarin shqiptar për të performuar, për herë të parë, në Kosovë”, thuhet në këtë komunikatë.

Por kjo nuk është e tëra. Risitë që kjo kompani do të sjellë për publikun kosovar nuk mbarojnë me kaq. Ata bëjnë të ditur se gjatë këtij viti do të organizojnë një festival muzikor në Prishtinë, ku do të performojnë edhe artistë të tjerë, por nuk kanë bërë të ditur emra të tjerë përpos Unikkatilit, i cili e ka pranuar ofertën e kompanisë Powow Entertainment.

Për detaje të tjera, kur do të vijë Unikkatil në Prishtinë dhe kush tjetër do të performojë në këtë festival, do të bëhet e ditur gjatë ditëve të ardhshme.

Unikkatil konsiderohet si njeriu që e ndryshoi rap skenën shqiptare. Karrierën muzikore e filloi në vitin 2004, ndërsa pasi u zhvendos në Bronx të New York-ut e intensifikoi përkushtimin e tij ndaj muzikës rap, duke qenë anëtar i grupit A.B.I. (Albanian Boys Incorporated) dhe më vonë e krijoi grupin T.B.A. (The Bloody Alboz) apo në shqip Shqipet e përgjakshme. Tekstet e këngëve të tij shpeshherë janë ofenduese dhe me këtë ai përpos që ka krijuar adhurues, në të njëjtën kohë ka krijuar edhe armiq, sidomos në mesin e rap këngëtarëve.

Deri më tani ka incizuar katër albume, ndërsa me gjithë se ka pasur kërkesa të mëdha, ai asnjëherë nuk ka mbajtur ndonjë koncert në Prishtinë.

Kategoria: VIP | Shikuar: 108 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 0.0/0
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Sondazhi
Kush do ta fitoje Big Brother Albania 5 ?
Rezultatet· ]
                 Githësej votuan: 39

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari
«  Shkurt 2012  »
SuMoTuWeThFrSa
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
26272829

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [345]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free