 Sonte do te jete spektakli i radhes i VIP Shpija. Do te largohet njeri prej banoreve te VIP Shpija . Kjo nate do te jete interesante sepse Stupcat apo me mir the themi Thuprat jane ne kandidim automatikisht per shkake te denimit nga i Zoti i VIP Shpis .
Behuni gati sonte do te jete shume interesant , 2 spektaklet do te jete VIP Shpija dhe Spektakli i Big Brother Albania .
Thuprat futen në nominim
Prapë letër nga i zoti i shpisë për banorët. Për shkak të disa sjelljeve të Mensurit, Thuprat futen automatikisht në nominim për eliminimin e radhës. Në fund i zoti i shpisë lut edhe banorët e tjerë që të mos harrojnë arsyen e qëndrimit në VIP Shpija dhe të kenë kujdes nga rregullat dhe vendimet nga i zoti i shpisë. Duke mos patur dëshirë që vendimet të përsëriten, lusin që të jenë më të vëmendshëm në të ardhmen
Agim piktori
Sot në orët e mesditës Agimi tregoi se ka talent në fushën e artit. Në mënyrë shumë profesionale vizatoj portretin e Kastros.(foton mund ta shifni me poshte)
Dhuratë nga familja e Agimit Sot banorët patën një lehtësi në përgaditjen e ushqimit. Familja e Agimit i bëri një dhuratë të gjithë banorëve të VIP Shpija duke i sjellur "Mantia” për drekë. Të gjithë banorët e falenderuan përzemërsisht familjen e Agimit për surprizën e papritur. Banorët mënjëherë filluan drekën me shumë kënaqësi e humor. Ndërkohë pa qëllim thyen ca pjata në kuzhinë, që i bëri banorët të qeshnin.
Ora e parë e mësimit në anglisht The Cambridge School mundësoj një kurs të gjuhës angleze për banorët e shout "VIP Shpija”. Sot filloj ora e parë e mësimit të këtij kursi. Ora e parë ishte njohja e banorëve me kursin dhe ligjëruesen. Pastaj banorët u prezentuan në anglisht. U përgjigjen me shkrim pyetjes: "What makes you happy?” – "Çfarë ju bënë juve të lumtur?”. Në përgjithësi prezentimet e banorëve nuk ishin edhe aq të mira në gjuhën angleze. Si duket VIP-at brenda shtëpisë nuk kanë shumë njohuri në këtë gjuhë, përveç Afrovitit, Drenushës, Kastros dhe Agimit ku prezentimi i tyre ishte pak më i mirë.
Detyrë nga i zoti i shpisë Sot pasdite i zoti i shpisë i dha një detyrë banorëve. Detyra është: "Të komponojnë një këngë dhe t’ia përshtatin tekstin të shkruar nga Rozi, padyshim presim që të gjithë të angazhoheni dhe të jepni një këngë siç i ka hije VIP shpisë.” "Ju dëshirojmë punë dhe kreacion të mbarë.”
|