I eleminuari i parë: Afroviti Goge Shuki u komunikon banorëve se ka ardhur momenti që njëri prej tyre të lërë shpinë. Së pari ai tregon se cili prej tyre do të vazhdojë këtë aventurë, së paku deri të mërkurën. Nga nominimi i parë shpëtojnë Rezarta, Bertani, Kastro dhe Drenusha. I eliminuari i parë i VIP Shpija është Afroviti Goge.
Rezarta largohet nga VIP Shpija
Për derisa erdh qasti i nominimeve Rrezarta Shkurta deklaroi se me keqardhje dëshiron të largohet nga Shtëpija pasi që nuk mund të përballet më me banorët e tjerë. Pasi përfundoi spektakli për natën e sotme, pas Afrovitit largohet dhe shumë e përfolura nusja e nipit të Enver Hoxhës, Rrezarta Shkurta.
Dhuratë për Fatosin Soti i zoti i shpisë i bëri një dhuratë Fatosit, i solli gruan e tij në VIP Shpija. Sot gruaja e tij kishte ditëlindjen dhe i solli tortën banorëve të VIP Shpisë. Fatosi u gëzua pa masë për këtë dhuratë, gjithashtu edhe banorët tjerë me kënaqësi e pritën dhe e falendëruan për tortën. Banorët kënduan këngën "Shumë urime për ty…” gjithashtu i kërkuan edhe një puthje nga ta.
Mesazhet e banorëve të nominuar
Në spektaklin e tretë të VIP Shpija banorët e parë të nominuar i dhanë edhe mesazhet e tyre për adhuruesit e tyre.
Vita: Nuk e kam pritur nominimin, artistët janë të njohur më shumë në mes veti dhe e kanë më vështirë ti nominojnë ata, më lehtë e kanë ti nominojnë të panjohurit. Mesazhi: Në qoftëse pëlqeni sjelljen time dhe mënyren time se si jam munduar të shoqërohem me banorët tjerë le të më votojnë mua.
Drenusha: Nuk kam pritur nominimin, por kam pasur një parandjenjë që vetëm një person mund t’më nominojë edhe atë për një arsye "palidhje”. Por kur e pashë se jam e nominuar nervoza ime zgjati vetëm 10 minutat e parë, pastaj kam qenë si ditën e parë. Mesazhi: Nëse unë e meritoj me qenë këtu, nëse kam jepur apo mendoni se do jap diçka më votoni mua.
Rezarta: Nuk e kam pritur nominimin por loja është e këtillë, thjeshtë je i lidhur me dikënd dhe nominon banorët tjerë qe nuk je shumë i lidhur me ta. Mesazhi: Sinqerisht nuk di çfarë të them, thjeshtë një aventurë imja, 1 muaj (nëse qëndroj) nga jeta ime e çmuar.
Bertani: Nuk e kam pritur, më erdh pak çudi po loja është e këtillë.
Kastro: Edhe e kam pritur edhe se kam pritur. Mesazhi: Nëse shikuesit dëshirojnë mendime më të thella… le të më votojnë mua.
Banoret e nominuar Pasi banorët nominuan njëri tjetrin përpos Thuprrave dhe Bigit të cilët ishin të dënuar me nominim për kët javë pasi kanë thyerr rregullat e Shpisë. Për këtë javë shkojnë në nominime: Big Mama Thuprat Agimi Fatosi Kastro Drenusha Si mendoni, cili do të largohet këtë javë. Gjithashtu egziston dhe sondazhi në faqen tonë ku mund të votoni për banorin që dëshironi të largohet nga VIP Shpija.
Sefdai Radokoshi (Qumili) në VIP Shpija
Sonte i zoti i shpisë i bëri edhe një surprizë banorëve të shpisë, duke i sjell si mysafir për 2 ditë humoristin e madh shqiptarë Sefdai Radokoshin (Qumilin). Banorët u gëzuan shumë dhe mënjeherë filluan diskutimet me të. Një dhuratë e mirë nga i zoti i shpisë, tani për këto 2 ditë pritet një atmosferë e mirë në VIP Shpija.
|