 Ditëve të fundit në internet po qarkullojnë informata se më datën 10. 10. 2010. do të mund të lëshohej një virus i cili do të shkatërrojë miliona kompjuterë në mbarë botën.
Ani pse rreziku nga viruset kompjuterike kërcënon çdo ditë, ekspertët tërheqin vërejtjen përdoruesve të kompjuterëve se ditëve të ardhshme duhet të janë më të kujdesshëm se zakonisht.
Të dielën është dita "e tri dhjetësheve”, datë e cila ka ngritur dyshimet tek shumë njerëz paragjykues se diçka e keqe do të ndodhë, e shumë përdorues të internetit janë të bindur se në atë ditë do të lëshohet një virus i cili do të shkatërrojë disa miliona kompjuterë. Informatat mbi virusin e mundshëm qarkullojnë edhe në rrjetin për shoqërim online Facebook, prandaj është krijuar edhe grupi me emrin "A do të punojë kompjuteri im më 10. 10 '10. në ora 10.10?”.
"Që një kohë të gjatë tek njerëzit ekziston frika se në ndonjë ditë të çuditshme, sikur kjo që pason, do të vjen deri tek lëshimi i ndonjë virusi të rrezikshëm, kështu që nuk është për tu çuditur nga fakti se njerëzit flasin për rreziqet e mundshme”, ka thënë Graham Cluley, ekspert për siguri kompjuterike i punësuar në kompaninë e njohr Sophos.Cluley gjithashtu ka theksuar edhe rrezikun nga viruset kompjuterike dhe softuerët dashakeqë të cilët kërcënojnë çdo ditë dhe se njerëzit duhet të janë në kujdes të vazhdueshëm. "Çdo ditë zbulohen së paku 60.000 softuerë të rinj dashakeq, kështu që kujdes duhet të keni vazhdimisht”, ka thënë Cluley, raporton gazeta britanike "The Telegraph”./www.besniku.tk/ |