Votuan 45.36% - 16 November 2009 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E martë, 2012-05-22, 3:13 PM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 5
Vizitor: 5
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.237

Main » 2009 » Nëntor » 16 » Votuan 45.36%
9:09 PM
Votuan 45.36%
Zgjedhjet www.besniku.tkKëto janë rezultatet përfundimtare të daljes së qytetarëve në zgjedhje, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas KQZ-së, në votime kanë dalë 709 mijë e 362 votues ose 45. 36 për qind.

Deçan 41. 93 %                             Pejë 42.68 %
Gjakovë 49.49%                            Podujevë 48.21 %
Drenas 58.85 %                             Prishtinë 46.76 %
Gjilan 46.51 %                               Prizren 43.54 %
Dragash 37.57 %                           Skenderaj 66.56 %  
Istog 43.73%                                 Shtime 51.94 %
Kaçanik 50.45 %                            Shtërpcë 30.91 %
Klinë 48.35 %                                Suharekë 50.08 %
Fushë Kosovë 45.73 %                    Viti 47.43 %     
Ferizaj 44.49                                  Vushtrri 43.99 %
Kamenicë 46.51 %                         Zubin Potok 6.64 %
Mitrovica 35.26 %                          Zveçan 0.75 %
Leposaviq 0.83 %                          Malishevë 52.52 %
Lipjan 55.28 %                               Obiliq 46.57 %          
Junik 45.97%                                  Mamushë 65.71 %
Novo Bërdë 25.64%                         Hani i Elezit 57.27 % 


 

 



 



Graçanicë 23.62 %
Ranillug 13.89%
Kllokot 25.39 %


Deri në orën 15:30 votuan 32.86%
Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në tërë republikën, deri në ora 15: 30, kanë votuar 513 mijë e 805 persona, ose 32.86 për qind. Komuna me daljen më të lartë, deri më tani, është Hani i Elezit me 47.83 për qind, kurse pjesëmarrja më e ultë është shënuar në komunën veriore Leposaviq, ku kanë dalë vetëm 0.48 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas shifrave të i ka dhënë Nesrin Lushta, kryetare e KQZ-së, në konferencën me gazetarë të orës 17, përqindjet për komunat veç e veç janë këto:

Deçan 32. 42 %
Gjakovë 36. 67 %
Drenas 38.53 %
Gjilan 35. 63 %
Dragash 28.80 %
Istog 32.76%
Kaçanik 37. 80 %
Klinë 38.36 %
Fushë Kosovë 31.95 %
Kamenicë 36.12 %
Mitrovicë 25.55 %
Leposaviq 0.48 %
Lipjan 36.60 %
Novo Bërdë 17.47%
Obiliq 32.46 %
Rahovec 31.31 %
Pejë 30.93 %
Podujevë 40.02 %
Prishtinë 30.55 %
Prizren 30.08 %
Skenderaj 41.36 %
Shtime 37.36 %
Shtërpcë 23.44 %
Suharekë 41.16 %
Ferizaj 30.08 %
Viti 38.45 %
Vushtrri 32.77 %
Zubin Potok 5.61 %
Zveçan 0.64 %
Malishevë 41.79 %
Junik 39.58%
Mamushë 43.39 %
Hani i Elezit 47.83 %
Graçanicë 14.22 %
Ranillug 9.15 %
Kllokot 13.93 %

Update 12h
KQZ shpall përqindjet e votimeve, siguria në nivel

Deri në orën 11:30, sipas KQZ-së, në tërë republikën kanë votuar 239 mijë e 154 votues, apo 15.29 për qind.

Të dhënat zyrtare për secilën komunë të vendit janë:

Deçan 13.79 %
Gjakovë 14.97 %
Drenas 16.30 %
Gjilan 13.21 %
Dragash 1.33 %
Istog 13.84%
Kaçanik 16.60 %
Klinë 20.68 %
Fushë Kosovë 13.17 %
Kamenicë 13.72 %
Mitrovica 15.64 %
Leposaviq 0.32 %
Lipjan 17.11 %
Novo Bërdë 7 %
Obiliq 14.75 %
Rahovec 14.84 %
Pejë 14.03 %
Podujevë 15.69 %
Prishtinë 18.07 %
Prizren 15.51 %
Skenderaj 21.95 %
Shtime 21.82 %
Shtërpcë 10.57 %
Suharekë 21.69 %
Ferizaj 13.21 %
Viti 20.45 %
Vushtrri 12.76 %
Zubin Potok 2.42 %
Zveçan 0.21 %
Malishevë 19.81 %
Junik 19.13 %
Mamushë 24.06 %
Hani i Elezit 23.34 %
Graçanicë 8.46 %
Ranillug 2.92 %
Kllokot 6.10 %

Gjendja e sigurisë në Kosovë vlerësohet të jetë e qetë. Disa orë pas hapjes së vend votimeve nuk është shënuar asnjë incident.

Nesrin Lushta, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha gjatë konferencës së rregullt se vetëm një incident i vogël është shënuar në Zubin Potok. "Vetëm një incident ka ngjarë dhe atë nëse mund ta quajmë incident”, tha Lushta, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një turmë prej rreth 70 qytetarësh, të cilët për pak minuta janë mbledhur tek qendra mobile e votimit në qytetin e Zubin Potokut. Policia, sipas saj, ka vepruar në mënyrë të qetë dhe turma është shpërndarë në mënyrë të qetë.

Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, konfirmoi për Express se gjendja në tërë Kosovën është e qetë dhe nuk është raportuar ndonjë incident i natyrës serioze

13:15h
Deri në orën 11 kanë votuar 15.29 për qind

Të dhënat e fundit zyrtare të KQZ-së, janë se deri në orën 11, në tërë territorin e Republikës, kanë votuar 239 mijë qytetarë.

Nëse ky numër kthehet në përqindje atëherë del se deri në këtë kohë, në Kosovë kanë votuar 15.29 për qind e qytetarëve.

11:50h
KQZ: Shumica e vendvotimeve janë hapur

Komisioni Qendror Zgjedhor bëri të ditur se në Kosovë janë hapur pothuaj të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet lokale. Përjashtim, sipas kryetares së KQZ-së, Nesrin Lushta, bëjnë qendrat e votimit në komunat veriore të Kosovës.

"Përqindja e vendvotimeve të hapura është 98.49%. Ndërsa, në 1.55 për qind, vendvotimet nuk janë hapur”, tha Lushta në konferencën për gazetarë të Komisionit Qendror Zgjedhor, që sivjet i organizon zgjedhjet pa ndihmën ndërkombëtare.

Lushta bëri të ditur se vendvotimet nuk janë hapur tërësisht në komunat në veri të Kosovës, ku komuniteti serb është treguar i rezervuar në lidhje me votimet. "Ne kemi planifikuar paraprakisht se nëse ndodh një situatë e tillë, aty të hapen vendvotimet alternative ose të dërgohen ekipet mobile”, tha Lushta.

Ndryshe, në tri komunat e reja me shumicë serbe në jug të lumit Ibër, sipas Nesrin Lushtës, janë hapur të gjitha vendvotimet. "Në Graçanicë janë hapur 25 vendvotime, në Ranillugë - 7 dhe në Kllokot - 5”.

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka bërë të ditur pjesëmarrjen e deritashme të votuesve, ndërkohë që ka njoftuar se rrjedha e votimit është duke shkuar në mënyrë të rregullt.

Në zgjedhjet lokale, ku do të zgjidhet kryetari i komunës dhe këshilltarët komunalë, marrin pjesë 74 subjekte politike, nga to 34 subjekte politike shqiptare, 22 serbe, 7 boshnjake, 4 turke, nga dy ashkalinje dhe të Malit të Zi, një e egjiptasve, goranëve dhe romëve.

Në zgjedhjet e gjashta me radhë që nga paslufta, të drejtë vote kanë më shumë se një milion e gjysmë qytetarë.

KQZ thotë se listat e votuesve janë të rifreskuara me të dhëna të reja, por, për një çështje të tillë, disa nga anëtarët e KQZ-së patën kritikuar institucionet e vendit dhe vetë KQZ-në, se nuk kanë rifreskuar mirë dhe me kohë listën e votuesve. Ata patën thënë se nga kjo listë nuk ishin larguar emrat e atyre që nuk jetojnë më.

Specifika e zgjedhjeve të sivjetme është se ato po zhvillohen edhe në tri komunat e reja me shumicë serbe: në Graçanicë, në Kllokot dhe në Ranillugë.

Këto komuna u formuan gjatë verës së sivjetme, në kuadër të planit të decentralizimit. Ndërsa, edhe pse të parapara me këtë plan qenë edhe dy komuna tjera, ajo e Parteshit dhe Mitrovica veriore, ato nuk u formuan për shkak të mosinteresimit të komunitetit lokal.

Institucionet thonë se në këto dy vendbanime, zgjedhjet do të mbahen pas 6 muajve. Zgjedhjet lokale do të vëzhgohen nga vëzhgues vendës dhe ndërkombëtarë. Koalicioni i organizatave joqeveritare "Demokracia në Veprim” ka angazhuar rreth 2,400 vëzhgues.

"Janë 746 qendra të votimeve dhe 2,256 vendvotime në këto qendra votimi. Zgjedhjet do të zhvillohen në 12 rajone zgjedhore, në 36 komuna të Kosovës. Ndërsa, nga KQZ-ja tashmë janë akredituar mbi 21,300 vëzhgues”, shpjegoi Nesrin Lushta.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Policisë së Kosovës thonë se janë marrë të gjitha masat që procesi zgjedhor të zhvillohet pa probleme. Granit Fetahu, drejtor i policisë për planifikim dhe zhvillim pranë departamentit të rendit publik, bëri të ditur se për sigurinë janë të angazhuar më shumë se 5 mijë policë.

"Policia e Kosovës është shumë e përgatitur për të ofruar siguri gjatë procesit zgjedhor. Planifikimet kanë filluar shumë herët; të gjitha çështjet janë të planifikuara. Policia e Kosovës ka një numër të madh të zyrtarëve policorë të angazhuar, diku më tepër se 5 mijë”.

"Të gjitha qendrat e votimit, të gjitha depot, të gjitha vendet ku do të jetë materiali sensitiv, do të sigurohen nga policia. Nuk do të lejohet lëvizje e materialeve dhe fletëvotimeve pa prezencën e policisë. Po ashtu, po ofrojmë siguri për të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë”, tha Fetahu.

Përfaqësues të misioneve ndërkombëtare u kanë bërë thirrje të gjithë vëzhguesve që të jenë syhapur gjatë procesit të votimit.(rfe)

10:00h
KQZ: Gjithçka ecën mirë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), së bashku me zyrtarë të Policisë së Kosovës, sot në konferencën e parë për gazetarë, thanë se zgjedhjet janë duke u mbajtur në tërë territorin e Kosovës dhe se materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë.

Policia e Kosovës, në këtë konferencë për media, thanë se situata e sigurisë në vend në këtë ditë zgjedhjesh është e qetë.

Drejtori i Operativës, Shpend Maxhuni, tha se Policia e Kosovës është angazhuar maksimalisht në këtë proces.

Sipas tij, rreth 5 mijë policë janë duke siguruar rendin dhe qetësinë në këtë ditë, ndërkohë që ata kanë bërë sigurimin e transportimit dhe shpërndarjen e materialit zgjedhor.

7: 10h
Hapen zyrtarisht qendrat e votimeve

Me rastin e hapjes zyrtare të qendrës së parë të votimit në shkollën fillore "Hasan Prishtina” në Prishtinë, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Nesrin Lushta ka dhënë mesazhin që ky proces të shkojë sipas planifikimeve dhe pa ndonjë problem, ndërsa që votuesja e parë është qytetarja Latife Bekteshi, raporton KosovaPress.

Ashtu edhe siç ishte paraparë KQZ-ja ka hapur zyrtarisht qendrën e parë të votimit në ora 7, ndërsa që kanë nisur votimin edhe qytetarët e parë.

Në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale, të parat pas shpalljes së pavarësisë, ku 1 milion e 563 mijë e 741 qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin qeverisjet e ardhshme lokale me mandat katërvjeçar në 36 komuna, garë kjo në të cilën marrin pjesë 74 subjekte politike me gjithsej 6,787 kandidatë, prej të cilëve 205 garojnë për kryetar komune.

Po ashtu, reporterët e Kosovapress-it nga terreni konfirmojnë se procesi i shpërndarjes së materialit zgjedhor nëpër 36 komuna është bërë në mënyrë të sigurt dhe se nuk ka ndodhur asnjë problem.

Zyrtarët nga KQZ kanë pohuar se edhe Policia e Kosovës ka qenë e kyçur me kapacitete të plota, që prej fillimit të procesit, të përgatitjes së zgjedhjeve lokale 2009.

Deri më tash në Kosovë janë mbajtur pesë procese zgjedhore, në vitin 2000, 2001, 2002, 2004 dhe 2007.
Kategoria: Lajme | Shikuar: 285 | Postuar nga: besnik | Vlersimi: 5.0/1
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Sondazhi
Kush do ta fitoje Big Brother Albania 5 ?
Rezultatet· ]
                 Githësej votuan: 39

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [345]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free