Zbulohen foto e vajzave të Presidentit Topi me dy të fejuarit, djem biznesmenësh ! [Plus Foto] - 11 November 2011 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
Main » 2011 » Nëntor » 11 » Zbulohen foto e vajzave të Presidentit Topi me dy të fejuarit, djem biznesmenësh ! [Plus Foto]
9:26 AM
Zbulohen foto e vajzave të Presidentit Topi me dy të fejuarit, djem biznesmenësh ! [Plus Foto]
Edhe pse milionerë, vendosin të punojnë menaxherë baresh. Gjithmonë
na kanë tërhequr historitë me mbretër e mbretëresha kur ishim të
vegjël, ndërkohë që sot mund të mjaftohemi edhe me histori presidentësh e
të familjarëve të tyre.
Në mungesë të historive si ato në Britani,
dikur me Lady Dianën e sot me Kate Midleton, ne mund t’ju rrëfejmë
histori të tjera jo kaq luksoze, por gjithsesi interesante. Ja p.sh, ne
duam të mësojmë se si jetojnë vajzat e Presidentit Topi, ndërkohë që me
kohë kemi treguar për lidhjet e tyre.
Ka qenë një koincidencë
apo diçka e qëllimtë kjo nuk dihet, por e vërteta është se vajzat e
Presidentit Topi janë të lidhura me djem që vijnë nga familje shumë të
pasura. Por ama që të dyja janë lidhur me djemtë në fjalë, kur babai i
tyre nuk ishte bërë ende President, dhe vajzat ishin adoleshte, një
moshë që vështirë të mendohesh dhe të bësh llogari kaq të holla. Në
adoleshencë bie në dashuri dhe nuk pyet për arsyet dhe kështu mund të
ketë ndodhur me Nadën dhe Etidën, të cilat sot janë përkatësisht 26 dhe
21 vjeçe.
Vajza e madhe e Presidentit Topi, Nada, këtë fillim
viti zyrtarizoi fejesën e saj, ndërkohë që edhe Etida ka zyrtarizuar
lidhjen e saj te të dy familjet. Sot vajza e madhe e Presidentit punon
në një bankë, ndërkohë që e vogla është ende në shkollë. Për dhëndurët,
nga ana tjetër, mund të imagjinohet se mbas mbarimit të shkollës mund
t’i dedikoheshin drejtimit të punëve në bizneset e shumta të familjeve
të tyre. I fejuari i Nadës mund të ishte duke drejtuar punët tek
"Wolksvagen Albania” ose te ndonjë firmë ndërtimi, ndërkohë që djali
tjetër mund të ishte në krye të punëve te ndonjë nga bizneset e babait
të tij, Luan Bregasit, i cili është edhe president i "Biznes Albania”.
Por çuditërisht nuk ka ndodhur kështu. Që të dy kanë bërë zgjedhje të
tjera, por të njëjta me njëri-tjetrin.
Gati një vit më parë,
djali i Luan Bregasit i kërkoi të atit që të merrej me menaxhimin e një
bari dhe ai ia plotësoi dëshirën duke zgjedhur "Vilën 31” në zonën e
Bllokut, një lokal mjaft luksoz, për të cilin thuhet se janë investuar
shumë para. Madje, ai është dhe lokali që preferohet të frekuentohet nga
Presidenti Topi, gjithashtu edhe nga vetë Luan Bregasi, djali i të
cilit menaxhon gjithçka deri në detaje. Ndërkohë, rreth dy muaj më parë,
edhe i fejuari i Nadës, djali i Papulit, vendosi të menaxhojë një bar,
"Diesel hall”, diku në zonën e Televizionit Shqiptar, së bashku me një
mikun e tij. Lokali u bë menjëherë i famshëm, sepse luksi i tij është
mbresëlënës. Menjëherë ai u preferua për festat e rëndësishme, sidomos
nga ambasada të ndryshme, ndërkohë që rreth një javë më parë është bërë
klub, dhe në orët e natës frkeuentohet shumë nga të rinjtë.
Mbase
rasti i dy dhëndurëve të Presidentit është një shembull i mirë për
fëmijët e njerëzve të kamur në Shqipëri, të cilët edhe pse të rritur, në
disa raste nuk bëjnë asnjë punë, falë parave që u siguron familja.
Madje, nga fotot që ne kemi, por edhe nga dëshmitë e miqve të të dyja
çifteve, ata edhe pse punojnë, e shijojnë jetën në maksimum,s së bashku
me dy shoqet që kanë zgjedhur.
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!