Main » 2011 » Dhjetor » 6 » Zbulohet lidhja e re e Pirro Çakos me 21-vjeçaren nga Shkodra!
3:30 PM
Zbulohet lidhja e re e Pirro Çakos me 21-vjeçaren nga Shkodra!
Ai ka një karrierë në kulmin e vet, të cilën e ndan me të gjithë
njerëzit, por ka edhe një histori dashurie po aq të realizuar e të
zjarrtë, të cilën nuk preferon t’ia tregojë askujt, ose më saktë vetëm
miqve të tij më të ngushtë.
Kantautori i njohur, Pirro Çako, ka mbi tre
vjet që është i dashuruar me Sesilan, që miqtë e quajnë Sisi, e mbase
koha e gjatë që kanë bashkë, ka thyer të gjitha parashikimet e mundshme
të djalit që mbas një martese të përfunduar në divorc me Inva Mulën,
zor
se mund të besoje të kishte predispozitën e duhur për t’ia nisur një
lidhjeje impenjative si kjo me Sisin, ose të paktën jo menjëherë. Historia
me Anjushkën, së cilës i bëri edhe një këngë, zgjati shumë më pak se
suksesi i vetë këngës, aq sa na krijoi idenë se tashmë, për një farë
kohe, në jetën e kantatutorit do të kishte vetëm flirte apo lidhje
kalimtare, të domosdoshme për një burrë single, por sidomos për një
artist që ka nevojë të frymëzohet. Por në rastin e Sisit, me sa duket
themelet u hodhën të forta që në fillim. Të njohur në një ambient miqsh
të përbashkët, ajo e pëlqeu, sepse ai është Pirro Çako dhe vajzave ia
njohim tashmë dobësinë për njërin nga artistët më romantikë të muzikës.
Ndërkohë, ai e pëlqeu sepse ajo ishte e bukur, dhe si fillim mjafton për
t’u afruar e njohur. Që nga ajo kohë çifti ka jetuar një lidhje
intensive dashurie, paçka se axhendat e tyre kanë qenë mjaft të
ndryshme.
Sesilia që ka prindërit në Shkodër, ka ardhur në Tiranë
për të vazhduar shkollën e lartë në një universitet privat, ndërkohë që
Pirro i ka hyrë seriozisht krijimtarisë muzikore. Madje thuhet se edhe
Sisi ka shumë talent për të kënduar, por i çuditshëm është fakti se si
ka mundësi të jetosh kaq pranë një kompozitori si Pirro dhe të mos kesh
mundësi të këndosh të paktën një këngë të kompozuar prej tij. Tani e
dashura e Pirros, rreth 27 vite më e re se ai, ka mbaruar shkollën dhe
është në kërkim të një pune, kështu që ka më shumë kohë të lirë, prandaj
dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon në shtëpinë e tij, ndërkohë që e
shoqëron Pirron në të gjitha udhëtimet e tij jashtë, kryesisht në
Maqedoni ku ai bën orkestrimin e këngëve të veta te kompozitori Darko
Dimitrov.
Në lokalet e natës dalin fare rrallë, disa herë janë
parë tek "Magic four”, një pub karaoke në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë
që drekojnë shpesh në një lokal afër shtëpisë së Pirros tek Liqeni
Artificial. Me shumë rezerva çifti shfaqet edhe në ndonjë bar të Tiranës
në zonën e ish-Bllokut, ashtu siç ndodhi disa javë më parë, teksa
paparaci ynë i fotografoi tek lokali i mikes dhe koleges së Pirros,
Rovena Dilos, ku ata kishin tentuar të maskoheshin mirë prapa disa
luleve, por pa sukses. Natyrisht çifti nuk mund ta mbajë gjatë të
fshehur lidhjen në një vend si Tirana, ku nuk fsheh dot asgjë, dhe nuk
mund t’i kufizojë kaq shumë lëvizjet. A thua se po bëjnë ndonjë krim; Aq
më tepër që koha e gjatë që kanë kaluar bashkë, vërteton se ata po
kalojnë një lidhje të bukur dhe shpresojmë që të ketë edhe një finalizim
po kaq të bukur.
Inva rrëfen lidhjen me Et’hemin, ky i fundit rrëfen milionat
Nëse
Pirro ka krijuar një lidhje të re dashurie, të cilën duket se e ka
marrë shumë seriozisht, me një vajzë shumë më të re, Inva rrëfen tek
programi "Opinion” i Blendi Fevziut jetën me njërin nga shqiptarët më të
pasur, Et’hem Ramadanin. Gjatë kohës kur lajmi qarkullonte si
thashethem, Pirro nuk e kaloi aspak me indiferentizëm faktin që tashmë
në krah të ish-bashkëshortes së tij do të ishte një burrë tjetër. Në ato
kohë edhe paragjykimet për këtë lidhje nuk munguan, duke u komentuar
shpesh si një marrdhënie interesi nga ana e Invës, me një burrë i cili
ka disa vite më shumë se ajo, por edhe shumë miliona në llogarinë
bankare. Pirro nuk ngurroi të shprehë zhgënjimin e tij në një intervistë
për "Panorama Plus”, teksa shprehte trishtim për këtë jetë të re të
ish-bashkëshortes. Kulmi i reagimit ishte kënga "Sa e shite zemrën”, e
cila u këndua vjet te "Kënga Magjike” nga Juliana Pasha e Luiz Ejlli dhe
fitoi çmimin e parë”. Të gjithë në atë kohë e komentuan si një pyetje
që Pirro ia bënte ish-gruas së tij. Sot, dy ish-bashkëshortët duket se
kanë gjetur dy gjysmat e reja në jetën e tyre. Ajo një burrë të pasur
dhe të përkushtuar mbas saj, ai një vajzë të re, e cila ia bën bën ditët
më rinore dhe më optimiste.
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!