Zhvishet Shota Baraliu! - 6 July 2010 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E martë, 2012-05-22, 3:23 PM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 7
Vizitor: 7
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.238

Main » 2010 » Korrik » 6 » Zhvishet Shota Baraliu!
3:24 PM
Zhvishet Shota Baraliu!
Shota Baraliu zhvishet ! www.besniku.tk"Nuk dua t’i futem politikës së ndoshta mund të zë ndonjë post të rëndësishëm”, fillon bisedën e saj një nga këngëtaret më të përflura nëpër media, Shota Baraliu. "Jo edhe aq për miqësi, jam tip i hapur i them gjërat ashtu troç, sado që mund të mos e jap përshtypjen e të informuarës, unë jam në rrjedha të ngjarjeve të përditshme”, shton më tej ajo, duke lënë të kuptohet se nuk e ka ndërmend të meret me politikë.

Shota ka vendosur të blej një banesë të veten duke u vendosur kështu së bashku me miken e saj, Valza Bajrën. "Para kam sa për të jetuar mirë, shpenzoj shumë dhe ky fakt nuk më lë të përparoj shumë, pra nuk do e blej banesën me para kesh por me kredi, e më pas do t’u shmangem ndoshta drekave dhe darkave nëpër vende luksoze siç bëj tash, sepse përndryshe 15 vjet do jem në borxhe, ndoshta për banesë e shes dhe veturën”, thekson ajo nën një buzëqeshje, duke shtuar se: "Jo jo bëj shaka, është e vërtetë që do e shes veturën por jo për blerjen e banesës, më pëlqen ta ndëroj, dua të mar një më të vogël”.

MË MARTUAN TRE HERË

"Momentalisht banoj me shoqen time këngëtaren Valza Bajrën. Kur të më vjen kismeti atëherë nuk do më duhet të ndaj banesën me mikesha, por me personin e jetës”, thotë këngëtarja. Familjarët e saj të gjithë jetojnë në Zvicër, ndërsa Shota nuk dëshiron t’u bashkangjitet atje pasi dëshira e madhe për skenën ka bërë që ajo të jetojë në Prishtinë. "Ata jetojnë jashtë shetit, unë kurrë nuk kam pasur ambicie për të qenë gjithnjë me ta.

Më ka tërhequr ideja e studimeve, më pas loja në skenë, tash muzika. Pra, këto janë arsyet pse unë nuk mund të jem me ta, edhe pse i vizitoj shpesh”. Shota është një nga emrat më të pëfolur në media për shkak se është shumë e drejtpërdrejtë. "Në fakt sipas mediave unë kam pasur disa martesa dhe së paku nja tri dhe kam fëmijë, por të gjitha këtu janë gënjeshtra. S’jam prej atyre që mohoj, që fsheh të vërtetën, si para 10 vitesh si tani unë jam Shota e sinqertë dhe që gazetarëve u’a thotë gjërat ashtu siç janë, pra jam beqare dhe në kërkim të fatit, të tjerët le të flasin”.

NUK DO MË SHIHNI NË FESTVALE DHE MEDIA KUR TË MARTOHEM

"Kur njeriu vendos të martohet, atëherë duhet të limitoj disa gjëra, kur të martohet s’besoj se mund të më shihni në festivale apo në media. Kjo do të thotë se duhet ti vë kufij vetes dhe kjo s’me pëlqen. Pikërisht për këtë arsye nuk mund të them se joshem shumë nga ideja e martesës”, thotë këngëtarja. Me klipet e saja është e pranishme kudo në shumë televizione duke theksuar se nuk ka vend për "cenzurë” pasi projektet e saja janë të punuara nga njerëz profesionistë.

"Secili ka miq dhe armiq, I falënderoj ata që interesohen për mua dhe më sigurojnë vend në faqet e gazetave, në valët e radiove apo televizionit. Thënë të drejtën nuk e kam vërejtur fort diskriminimin, pastaj s’kanë arsye për të më mohuar sepse punoj me njerëz professional, Aida, Armendi dhe Genc Prelvukaj janë emra të respektuar të kësaj industrie, spotet i kam të shkëlqyeshme”.

Thashethemet që fliten për të në shtypin rozë nuk i bëjnë edhe aq përshtypje këngëtares. "Nuk më bëjnë shumë përshtypje, mundohem që me forcë dhe punë t’ua mbyllur gojën dashakëqijëve. Në Shqipëri jam më e njohur si këngëtare ngaqë ka më shumë konkurencë mediale dhe ka hapësirë për të gjithë”.

MIQËSINË E SHËNDËROVA NË DASHURI

Është në pritje të djaloshit të ëndërave dhe deri më tani nuk ka zbuluar për publikun asnjë lidhje apo të paktën ato që kanë zbuluar mediat kanë qenë të gabuara. Sikur të ndahet nga partneri, Shota thotë se do të kishte një raport të pastër shoqëror në të ardhmen. "Ndodh që lidhja të përfundojë për ndonjë motiv të caktuar, por ky motiv të mos jetë shkak për të mos komunikuar me ish-partnerin. Mund të mos jemi mirë me të si partner por si shok po, nuk më duket gjë e pamundur”. Ndërsa sa i përket shëndërimit nga miqësia në dashuri ajo nuk nguron të tregojë: "Po, një herë”.

NUK KAM DËSHIRË TË HUMB NDJENJËN E TË SHIJUARIT

"Jam anti kirurgjisë plastike”, thotë këngëtarja, "Ndoshta kur mosha e bën të veten trupi deformohet, edhe kisha bërë ndonjë operacion, por tash për tash as që më shkon të mendje një gjë e tillë”. Sa i përket asaj se cilën pjesë të trupit nuk do kishte dashur të fus nën bisturi të kirurgut, Shota tregon se buzët nuk do i kishte prekur aspak. "Një shoqe imja i ka buzët e operuara dhe më ka thënë që kur puth nuk ndjen asgjë, nuk kam dëshirë që të humb ndjenjën e të shijuarit”.

Vajza e cila njihet edhe si një nga fytyrat publike pa komplekse pranon se së shpejti do të realizojë edhe një tatto të re të cilën mediat nuk do kenë rastin ta shohin. "Një do ta bëj në një pjesë shumë intime, por gazetarët nuk do e shohin”, derisa tregon se atë do e sheh personi që do i’a bëj për hajër. "E kam dhe një shenjë në prapanicë, mund ta heq me operacion por nuk dua, sepse më identifikon nga mbrapa kur jam në plazh”, përfundon Shota Baraliu
Kategoria: VIP | Shikuar: 500 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/2
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Sondazhi
Kush do ta fitoje Big Brother Albania 5 ?
Rezultatet· ]
                 Githësej votuan: 39

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari
«  Korrik 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [345]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free