Zlatan Ibrahimovic flet shqip!! - 1 January 2012 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E enjte, 2012-02-23, 11:26 AM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 4
Vizitor: 4
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.240

Main » 2012 » Janar » 1 » Zlatan Ibrahimovic flet shqip!!
4:10 AM
Zlatan Ibrahimovic flet shqip!!
www.besniku.tk Zlatan Ibrahimovic flet shqip!!Zlatan Ibrahimoviq di të flas gjuhën e ëmbël shqipe! Superylli suedez i Milanit, di shumë fjalë në gjuhën shqipe, fjalë me të cilat nganjëherë komunikon me miqtë e tij shqiptarë. Njëri nga ta është edhe talenti i ri kosovar i Malmos, Dardan Rexhepi.

Ky i fundit zbulon për ‘Sport’ se Ibra di t’i shqiptojë mjaft mirë disa fjalë në gjuhën shqipe. "Ibrahimoviq di të flasë disa fjalë në gjuhën shqipe. Ai di të komunikojë pak në shqip, di të flasë disa fjalë. Shpesh thotë:

‘Çka ka për me hangër ?’. Qysh je?. Qa po bon?”, deklaroi duke qeshur Dardani. "Ai i di disa fjalë sa për të bërë një bisedë të zakonshme.Ai e kupton mjaft mirë shqipen. Ibra vjen nga një kanton në Suedi, ku ka shumë emigrantë, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë”, theksoi Rexhepi. Ibra është rritur në Rosengard, vend ky afër Malmos, ku jetojnë edhe shumë shqiptarë emigrantë. "Ai i do shqiptarët. Gjithashtu është një futbollist me stil tipik shqiptar e ballkanik, për shkak të euforisë dhe gjaknxehtësisë së tij”, u shpreh 19-vjeçari nga Kosova. Se Ibrahimoviq është i afërt me futbollistët shqiptarë, e vërteton edhe miqësia e tij me shumicën prej shqiptarëve që luajnë në Suedi. Dihet se Ibra ishte mik mjaft i ngushtë me ish-mesfushorin kosovar të Malmos, Labinot Harbuzin, ndërsa gjithashtu ka kontakte mjaft të mira me Agon Mehmetin e Emir Bajramin. Madje për këtë të fundit ai ka vënë një nofkë. Ibra i drejtohet Bajramit me fjalën ‘shqiptari’.

Ibrahimoviq vjen në Kosovë?

Ndonëse në shaka, Dardan Rexhepi deklaroi se me gjithë qejf do ta sillte në Kosovë Zlatan Ibrahimoviqin. Sipas tij, kjo do të ishte një marketing mjaft i mirë për shtetin e Kosovës. "Do të kisha shumë dëshirë që ai të vinte këtu. Ndoshta do të kontaktojmë me të dhe do t’ia japim këtë ide”, u shpreh Dardani. Ky i fundit deklaroi se kalon shumë kohë me yllin e Milanit, i cili të gjitha lëndimet e tij i kuron në Malmo. "Ai vjen shpesh në Malmo. Aty e ka mjekun personal, i cili është edhe mjek i Malmos dhe i Përfaqësueses së Suedisë. Kaloj kohë me të. Ai më këshillon shpesh për futbollin evropian dhe hapat që duhet t’i marrë”, u shpreh Rexhepi. Dardani shihet si pasardhës i Ibrës në Suedi, ndërsa tifozët e Malmos i kanë kushtuar atij një këngë. "Është një këngë me melodi të muzikës suedeze, ndërsa aty përmendet emri im dhe i Zlatanit, ndërsa bëhet ndërlidhja që unë jam pasardhësi i tij”, shpjegoi 19-vjeçari kosovar.

Udhëheqësi i tifozëve të Malmos, shqiptar

Dardani zbuloi se udhëheqësi i tifozerisë së flaktë të Malmos është një shqiptar. Bëhet fjalë për Agron Hysenin, i cili drejton këtë tifozeri tash e sa kohë. "Ai që udhëheq tifozët e Malmos është një shqiptar. Quhet Agron Hyseni, ndërsa ai e di se edhe unë jam shqiptar. Kështu, ai shpesh ma jep mua altoparlantin për t’i entuziazmuar tifozët në maksimum gjatë ndeshjeve”, theksoi Dardani. Ky i fundit, gjithashtu përkujtoi momentin kur festuan me qebapë titullin e fituar me Malmon në vitin 2010. "Po është e vërtet. Ne kemi festuar me qebapë. Shkuam në një restorant në Malmo bashkë me drejtuesit e skuadrës dhe ata na ofruan peshk. Por, mua nuk më hahet shumë peshku dhe e pyeta kuzhinierin se çfarë tjetër kishte në dispozicion. Ai tha se mund të na sillte mish pule dhe qebapë. Pa hezitim, ne zgjodhëm qebapë. Ju e dini se ne shqiptarët vetëm me këtë lloj ushqimi mund të ngopemi”, theksoi duke qeshur Rexhepi.
Kategoria: VIP | Shikuar: 181 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/1
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklamo këtu:

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Video e zgjedhur

Na ndiq në Facebook!

Kalendari
«  Janar 2012  »
SuMoTuWeThFrSa
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1494]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [322]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [81]
Lifestyle
Jashtzakonshme [127]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [34]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free